Premierliga do të qëndrojë e pezulluar deri më 30 prill.
Ky është vendimi i fundit i marrë nga takimi i mbajtur ditën e enjte mes drejtuesve të Premierligës dhe klubeve.
Sot (e enjte) klubet e Premierligës kanë mbajtur një takim me drejtuesit e Premierligës dhe të Federatës së Futbollit të Anglisë, për të diskutuar për mundësinë e vazhdimit të sezonit.
Sikurse pjesa më e madhe e ligave, edhe kampionati anglez është pezulluar shkaku i koronavirusit.
Në takimin e mbajtur sot, është vendosur që Premierliga të qëndrojë e pezulluar deri më 30 prill.
Të martën, UEFA u ka kërkuar federatave kombëtare që të shtyjnë përfundimin e sezoneve, duke marrë vendim që Kampionati Evropian të luhet në vitin 2021.
Ajo që ende nuk dihet, është se çfarë do të ndodh me sezonet nëse kjo gjendje nuk arrin të sanohet.
UEFA tashmë ka bërë të ditur se asnjë skuadre nuk do t’i jepet titulli i kampionit pa përfunduar sezonet, dhe kjo lë mundësinë që Liverpool të mbetet pa titull, edhe pse është vetëm dy fitore larg tij.
- Gjesti bujar i shqiptares në Itali: Gatuan drekën për mjekët
- 99% e viktimave në Itali vuanin nga sëmundje të tjera