Header

Për herë të parë në botë! Një qen rezulton i infektuar me koronavirus

Një qen ka rezultuar i prekur nga koronavirusi në Hong Kong. Ky është rasti i parë në botë i një kafshe të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse.
Rezultatet treguan një “pozitive të dobët” të koronavirusit të ri, të njohur si COVID-19.
Zyrtarët e shëndetit nuk janë të sigurt nëse qeni, i cili nuk ka simptoma, në të vërtetë është i infektuar apo thjesht mban virusin në gojën dhe hundën e tij nga “ndotja e mjedisit”.
“Deri në këto momente, Departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit nuk kanë ndonjë dëshmi se kafshët e infektuara me virusin Covid-19 ta kenë marrë nga njerëzit”, tha qeveria e Hong Kongut në një deklaratë për mediat.
Qeni është vendosur në një strehë kafshësh ku nuk qëndrojnë kafshë të tjera.
Më shumë teste do të administrohen mbi qentë, të cilat do të qëndrojnë në karantinë derisa rezultatet të bëhen negative.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, deri të enjten, Hong Kongu kishte 91 raste të prekura dhe dy viktima nga koronavirusi.

You may also like ...