Në Shqipëri u regjistruan 24 orët e fundit 9 raste të reja me koronavirus duke çuar në 409 numrin total të të prekurve.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, të cilët kanë gjetur vdekjen.
Një lajm i mirë vjen nga situata në Shqipëri pasi 11 pacientë janë shëruar gjatë këtyre orëve duke e çuar në 165 numrin total të të shëruarve në vend.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.
Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 196 raste – Durrës 38 raste – Lushnje 5 raste – Elbasan 15 raste – Fier 32 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 17 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 45 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 12 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 4 raste – Mirditë 3 raste