Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Mozzik ka lansuar projektin më të ri muzikor që këtë herë erdhi në bashkëpunim me një prej rap-artistave më të suksesshëm shqiptar, Getoar Selimin.
Dyshja janë bërë bashkë për projektin e ri me titullin “Shtrejt”, refreni të cilës është ‘remake’ e këngës “Unë e boj” që grupi Tingulli Trent kishin lansuar shumë vite më parë.
Producent të këngës janë Big Deal Records, të cilët janë përkujdes edhe për muzikën, miksimin dhe masterizimin.
Ndërkohë, kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip për të cilin u përkujdes produksioni muzikor ‘Sekuencë’.
Projekti i dyshes tashmë është lansuar në kanalin e YouTube dhe platforma të tjera digjitale.
Theksojmë që ky bashkëpunim i Geasy vjen pas atij me Inva Mulën dhe MC Kresha “Jemi njo”, ndërsa e fundit nga Mozzik është “Fatkeqësi”.
- Pas ribashkimit të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pas 20 vitesh fshihet mamaja e artistes
- Sot finalja e madhe e Big Brother Vip! Kush do ta fitojë mes Luizit, Efit, Dea Mishel dhe Kristit?