Pas një përpjekjeje të dështuar në vitin 2013, Milano po përpiqet sërish të ndalojë shitjen e akullores, picës dhe ushqimit gjatë natës dhe qeveria lokale po propozon një ligj të ri që mund të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.
Milano po propozon një ligj të ri që ndalon shitjen e akullores pas mesnate në një përpjekje për të mbrojtur “qetësinë” e banorëve të qytetit. Sipas kësaj nisme do të ndalohen të gjitha ushqimet me vete, duke përfshirë picën dhe pijet pas mesnate në një përpjekje për të larguar grupet e zhurmshme që grumbullohen në rrugët e qytetit italian të cilët jo rrallëherë shqëtësojnë banorët vendas.
Për shumë persona një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo ndoshta nuk do të jetë e mundur më.
Pushteti vendor i qytetit ka paraqitur një projektligj dhe nëse miratohet, shitja e akullores pas mesnate mund të ndalohet muajin e ardhshëm.
Nënkryetari Marko Granelli tha se synimi është të gjendet një balancë mes shoqërimit dhe argëtimit, por edhe paqe e qetësi për banorët. Propozimi do të hyjë në fuqi nga “mesi i majit” dhe do të zgjasë deri në nëntor.
Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për t’u ankuar dhe për të propozuar ndryshime në ligj.
- Tom Holland konfirmon se do të ketë një film “Spider-Man 4”
- Anne Hathaway rikujton audicionin “e neveritshëm”: Gjatë një audicioni mu desh të puthja 10 burra