Harrojeni dramën e Selena-s dhe Hailey-t, tashmë drama e re vjen nga Showbizz-i shqiptar, ajo mes Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës.
Sara Hoxha teksa shijonte darkën, ka bërë një postim dhe ka shkruar, “Ngrënia e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”. Dhe pas kësaj reagimi i Dafinës ka qenë i menjëhershëm.
Kjo e fundit ka ndarë një fotografi teksa ndodhej në një prej koncerteve të saj, dhe ka treguar gishtin e mesit, “Më e ëmbël se sheqeri”. Pas kësaj edhe Ledri Vula më në fund nuk e ndjek më Dafina Zeqirin.
Kujtojmë që gjithçka nisi nga një koment që Ledri bëri në një postim ku Dafina kishte publikuar këngën e fundit dhe pyeste fansat se cila pjesë ju pëlqente më shumë. “T’i kom dhon krejt”, ishte komenti i Ledrit, të cilin më vonë e fshiu.
- Romeo Veshaj dhe Elvana Gjata në një film të ri? Zbulohen detajet!
- Detaje tronditëse, Britney Spears çau kokën gjatë një sherri me Sam!