Stili i pazakontë i Julia Fox ka mbërritur në Festivalin e Kanës dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen. Pasi u shfaq në tapetin e kuq me një fund të bardhë të fryrë dhe një veshje të çuditshme si një copë xhami që ekspozonte tërësisht gjoksin e saj, aktorja vijoi me një tjetër paraqitje ekstravagante në festën e mbrëmjes.
33-vjeçarja përzieu bashkë disa artikuj të çuditshëm, si një bluze deri te gjunjët, me mëngë të gjera dhe të gjata si dhe pantallona, të gjitha të përbëra nga një material transparent si perdet e dushit.
Fox vendosi një kapuç në kokë me një xhufkë të bardhë. Xhufka të tjera ndodheshin midis kraharorit, barkut dhe zonës intime. Ylli i “Uncut Gems” e plotësoi pamjen e saj me buzëkuq të zi.
Julia njihet për veshjet e saj aspak konvencionale në daljet e saj, ajo ka mbajtur aksesorë të përbërë nga flokë njeriu e deri te një kostum të krijuar nga prezervativët
- Irina Shayk vë ‘flakën’ në Kanë, shfaqet me të brendshme
- Fituesja e “Eurovizion 2023” Loreen shpall turneun në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë