Header

Jennifer Lopez publikon filmin e ri “This is me… Now”

Jennifer Lopez eksploron përvojat e saj të dashurisë dhe marrëdhënieve në filmin e saj të ri “This Is Me…Now: A Love Story” që u shfaq premierë në Hollywood të martën, më 13 shkurt, ku ajo eci në tapet me bashkëshortin e saj, aktorin-regjisor Ben Affleck.

Filmi muzikor, i cili përkon me publikimin e albumit të ri të Lopez-it me titull This is Me…Now, thellohet në jetën e saj të dashurisë dhe natyrën e marrëdhënieve, duke përfshirë edhe veten, përmes personazheve në dramën e saj të shkruar vetë.

“Është bërë më e rëndësishme për mua që të rritem si person dhe si artiste të jem më e prekshme dhe të jem më e sinqertë për gjërat”, tha ajo për Reuters në një intervistë.

“This Is Me…Now: A Love Story” debuton në platformën e transmetimit Prime Video nga e premtja në të njëjtën ditë kur do të publikohet i pari album muzikor me këngët e saj pas 10 vitesh, i 9-i në karrierën si këngëtare. Ka të njëjtin titull si filmi dhe përmban këngët e kolonës zanore të tij.

Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters, J.Lo shprehet se frymëzimin dhe ndihmën kryesore për gjithë këtë krijimtari e pati nga bashkëshorti Ben Aflek, për të cilin thotë se tashmë e dashuron marrëzisht.

Jennifer Lopez Wore a Sheer Gown at 'This Is Me...Now' Premiere

 

Jennifer Lopez Wore a Sheer Gown at 'This Is Me...Now' Premiere

 

You may also like ...