Header

Efi: Luizi ka humbur shumë pikë, nuk e meriton fitoren

Debatet krysore në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kohëve të fundit kanë në fokus Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes.

Ndonëse në eliminimin e saj të parë dyshja ishin miq, pas rikthimit të Efit kjo marrëdhënie miqësore u kris dhe dyshja po vazhdojnë debatet e ashpra me njëri-tjetrin.

Edhe pas spektaklit të fundit Efi ka diskutuar për veprimet dhe deklaratat e Luizit ndaj saj teksa po diskutonte me Qetsorin.
E prekur nga Luizi, Efi tha se nuk e priste asnjëherë që ai të ‘shpërthente’ ndaj saj në këtë mënyrë, por që tani nuk ka kthim pas në miqësinë e tyre.

“Më dol pikërisht personi që se prisja, e ka thënë edhe më herët për Tean por e ka hedhur vetëm kështu si ideja e Përputhen, për mua e argumentoj po ta kisha unë motër, dhe turp prindërit dhe kush rri, e teproi keq, dhe këtë të keqe e ka Luizi, unë e kam kuptuar gjithmonë sepse është emocional dhe në momentin që mërzitet çfarë nuk i thotë goja dhe pastaj bën lojë dhe ai vërtetë shpërthen dhe bëhet pishman mbrapa”, tha Efi.

Sipas saj, Luizi ka humbur shumë pikë dhe se ai nuk e meriton fitoren.
“Për mua ai i ka humbur shumë pikë vetës, a e fiton për mua nuk e meriton në këtë pikë siç e dërgoi se u bë bajat, se unë ia vlerësoja dhe iu thoja se Luizi ka këtë dhe këtë dhe u argumentoja të gjithëve se unë i shihja këto (vlera)”, u shpreh mes tjera Efi.

You may also like ...