Header

Deklarata kundër partnerit të ri të Dua Lipës? Reagon Anwar Hadid

Lidhja e re e Dua Lipës ka marrë vëmendjen e gjithë botës, e sidomos të ish-partnerit të saj, Anwar Hadid. Ky i fundit, fajëson internetin për mesazhin se “dua ta vrasë atë”, mesazh që u përfol se ishte për të dashurin e ri të Dua Lipës. Ai shkroi në Instagram Story se ndjekësit e tij duhet të jenë të mërzitshëm që shpikin teori të tilla.

“Çmenduri se si Interneti do të krijojë artikuj të tërë për gjëra që ata nuk dinë!! Jeni shumë të mërzitshëm. Më falni.”-shkroi ai.

23-vjeçari shkaktoi furtunë në rrjet kur postoi një selfie me mbishkrimin, “Duke u përpjekur të mos e gjej dhe ta vras”.

Dua nuk reagoi publikisht ndaj mesazheve të Anwarit, të cilat ai i shkroi pak orë pasi ajo dhe partneri i saj i ri, Romain Gavras, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë 2023.

Kujtojmë se Anwar dhe Dua Lipa ishin në një lidhje nga viti 2019 deri në 2021. Përpara se të takohej me regjisorin francez, Lipa u përfol për lidhje me Trevor Noah, kur ata u fotografuan në New York disa herë vitin e kaluar.

You may also like ...