950 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Spanjë.
Ky është shteti i dytë në Europë që regjistron çdo ditë shifra tronditëse, ku numri total i vdekjeve ka arritur në 10,003.
Në orët e fundit ka patur 8,102 raste të reja duke e çuar në 110,238 numrin total të të infektuarve.
Në total, 54,113 persona ndodhen në spital dhe 26,743 janë shëruar.
Më shumë se 937,000 persona në të gjithë botën janë infektuar dhe më shumë se 47,000 kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti Johns Hopkins.
- PD: Rama është arrestuar në Itali, t’i ndërpritet detyra
- Reperja e famshme përfundon me urgjencë në spital