Header

“Lule Velo Partizani” nga Ermal Meta

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka sjellë një version fantastik të këngës “Lule Velo Partizani” kushtuar lirisë.

Ai performon me anë të kitarës tingujt e një kënge që merr akoma më shumë kuptim në këto kohë të izolimit për shkak të koronavirusit.

Performancën e tij e ka shpërndarë në Facebook me një mesazh shumë të bukur.

“Të gjithë e dinë se çfarë është liria.Të gjithë duhet të dinë se sa persona kanë dhënë jetën për lirinë dhe të gjithë duhet t’i kujtojmë ata pasi falë tyre ne jemi në gjendje të shijojmë lirinë.

Kjo është letra e një ushtari për gruan e tij. Një pjesë është në shqip. Kjo pjesë ishte kënga e partizanëve shqiptarë, e atyre që u larguan, e që u kthyen dhe kënduan edhe për ata që nuk u kthyen kurrë”
https://www.facebook.com/ermalmetainfo/videos/543877879839813

You may also like ...