Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj furtunës që shkaktuan komentet e tij se dezinfektuesit mund të përdoren për të trajtuar pacientët me koronavirus, duke thënë se thjesht po bënte ironi.
“I bëra një pyetje sarkastike gazetarëv për të parë se ç’do të ndodhte dhe që kishte të bënte me pastrimin e brendshëm”, është shprehur ai.
Po komentet e presidentit u morën seriozisht dhe shkaktuan alarm mes ekspertëve të shëndetësisë, reagime tallëse në rrjetet sociale, si dhe paralajmërime nga një kompani prodhuese të produkteve sanitare.
“E shoh që dezinfektuesi e eliminon në një minutë, një minutë”, ishin fjalët e presidentit. “Dhe, a ka ndonjë mënyrë që të mund ta bëjmë diçka të tillë nëpërmjet injeksionit, brenda, ose thuajse një pastrim?
Reagimet ishin të menjëhershme.
“Ky është një sugjerim absolutisht i rrezikshëm, i çmendur”, tha Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, Britani. Një farmaciste akademike në Universitetin Reading në Berkshire, Angli, Parastou Donyai, shprehu tronditje për ato që ajo tha se ishin “komente jo-shkencore” që mund të shtyjnë njerëzit me virus të kërkojnë trajtime shtëpiake. Në konferencën e së enjtes, Trump diskutoi gjithashtu për përdorimin e mundshëm të nxehtësisë dhe dritës si mënyrë për të trajtuar koronavirusin.