Header

Angelina Jolie fiton një nga betejat ligjore me Brad Pitt

Avokati i Angelina Jolie thotë se aktorja së fundmi shënoi një seri fitoresh në sallën e gjyqit mes betejës së saj ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt mbi Château Miraval, prona franceze dhe kantina e verës që ata blenë në 2008.

Mosmarrëveshja midis dy aktorëve, të cilët u martuan në Francën Jugore në 2014 dhe u ndanë në 2016, përqendrohet rreth shitjes së pjesës së pronësisë së Jolie tek oligarku rus Yuri Shefler në 2021.

Gjykatësi vendosi në favor të aktores fituese të Oskarit, 48 vjeç, dhe hodhi poshtë pesë nga shtatë pretendimet që Pitt pohoi kundër saj në një ankesë që ai paraqiti, gjatë një seance dëgjimore në Los Anxhelos javën e kaluar, tha një burim i brendshëm për “Entertainment Tonight”, të mërkurën.

“Gjyqtari hodhi poshtë shumicën e pretendimeve të zotit Pitt sepse ato nuk kanë një bazë ligjore”, tha avokati i Jolie, Paul Murphy për gazetën në një deklaratë të mërkurën. “Padia e Pitt nuk ka qenë kurrë për një mosmarrëveshje biznesi, në vend të kësaj, bëhet fjalë për përpjekjet e tij për të mbuluar abuzimin serioz dhe ne jemi të kënaqur që gjyqtari ka hedhur poshtë aq shumë nga ankesat e Pitt.”

“Aktorja “Maleficent” nuk ka ndonjë qëllim të keq ndaj Pitt”, tha avokati i saj, duke shtuar se Jolie shpreson që tani ta lirojë atë nga padia e tij joserioze, të ndalojë sulmet e tij të pamëshirshme dhe t’i bashkohet asaj për të ndihmuar familjen e tyre ta kalojnë këtë privatisht.

Jolie dhe Pitt janë përfshirë në sistemin ligjor mes betejave për çështje të shumta gjatë gjashtë viteve të fundit, duke përfshirë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre – Maddox, 22, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 17, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç.

Fitorja ligjore e Jolie erdhi pasi Pitt, 60 vjeç, përparoi gjatë një seance dëgjimore për pronën javën e kaluar në Francë, pasi ai “fitoi në një gjykatë franceze javën e kaluar” në lidhje me një vendim mbi dokumentet e sekuestruara nga autoritetet në një bastisje të marsit 2022, sipas dokumenteve ligjore të shqyrtuara nga The US Sun Sunday.

You may also like ...