Këngëtari i famshëm francez Christophe ka ndërruar jetë në moshën 74-vjecare.
Gruaja e tij njoftoi se vdiq nga sëmundja e emfizemës. Por muajin e kaluar, interpretuesi i famshëm i stilit chanson të baladës pop, ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me koronavirus, raportoi gazeta franceze Le Parisien.
Askush nga familja e tij nuk konfirmuan që koronavirusi të ketë ndikuar tek vdekja e tij. Ai la pas vetes bashkëshorten e tij, Véronique dhe vajzën Lucie.
Christophe, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Bevilacqua lindin në 1945 në një zonë periferike të Parisit.
Në mesin e viteve 1960-1960, u bë i njohur me baladën Aline. Pas një pushimi, u rikthye me sukses në pop në vitet 1970, me një seri këngësh dashurie hit përfshirë Les Mots Bleus, me tekst të shkruar nga Jean-Michel Jarre
- Dikur e kishte idhull, sot Cheb Khaled fton Gashin për bashkëpunim
- Mjekët e Infektivit përloten nga surpriza e forcave zjarrfikëse