Header

“Unë besoj se jeta do të triumfojë”, mesazhi i mjekes shqiptare në Itali

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që është rreshtuar tashmë në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin në spitalin e Breshias.

Ajo është pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të dërguar në Itali në ndihmë të kolegëve dhe të pacientëve atje.

Mesazhin e saj për gjendjen në atë spital dhe pse vendosi ti bashkohej grupit të mjekëve për të shkuar në Itali e ka postuar në Facebook ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëton fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!

#FORCA #JEMIMEJU ????”, shkruan ajo.

You may also like ...