Header

Meghan dhe Harry japin lamtumirën me fjalë prekëse

Meghan Markle dhe Harry kanë pasur detyrat e fundit mbretërore dhe zyrtarisht nuk janë më pjesë e familjes.

Në shenjë ‘lamtumire’ ata kanë bërë një postim në Instagram dhe thonë se pavarësisht largimit, ata do të vazhdojnë të merren me çështje bamirësie

“Siç mund ta ndiejmë të gjithë, bota në këto momente është jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne kemi besim që çdo qenie njerëzore ka potencialin dhe mundësinë për të bërë një ndryshim siç shihet tani në botë, në shtëpi, në komunitet se së bashku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Ajo që është me rëndësi tani është shëndeti dhe mirëqënia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për sa më shumë probleme që janë shkaktuar si rezultat i pandemisë.

Teksa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rolin tonë për këtë ndryshim global, ne po përqëndrohemi edhe te ky kapitull i ri në jetën tonë për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë.

Edhe pse nuk do të na shihni këtu, puna jonë vazhdon.

Faleminderit çdo komuniteti për mbështjetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për një botë më të mirë. Ne mezi presim të bashkohemi sërish. Keni bërë një punë të paqme.

Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin.

Harry dhe Meghan.”

https://www.instagram.com/p/B-XTsETJsU0/?utm_source=ig_embed

You may also like ...