Një tjetër mjek është infektuar me koronavirus.
Mësohet se nga COVID-19 është infektuar mjeku Andi Koraqi, i cili është edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.
Deri tani numri i mjekëve të infektuar që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në tre.
Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.