Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të bëheshin kampionë Evrope dhe tashmë e ka mbajtur këtë premtim, teksa ka postuar pamjen e tij të re në rrjetet sociale. Mbrojtësi i krahut ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.
Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht, pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Por ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyhnte flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallej kampione e Evropës. Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.
- I vodhën 1 milionë dollarë, Priscilla Presley hedh në gjyq ish-bashkëpunëtorët
- Dhurata e përjetshme që Mbreti Charles i bëri nipit të tij George në ditën e lindjes