Header

Tërmet 3.1 ballë në afërsi të Durrësit, ndjehet në Tiranë

Një tërmet me fuqi sizmike 3.1 nallë të shkallës Rihter dhe intensitet makrosizmik 3 ballë të shkallës Merkali, u regjistrua para pak minutash.

Shërbimi Europian Sizmik EMSC informon se lëkundja u regjistrua në orën 15.37 dhe kishte thellësi vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 28 km larg qytetit Durrës dhe 48 km në verilindje të Tiranës.

Lëkundja u ndje pjesërisht në këto dy rajone si dhe qytetet përreth tyre.

Më herët sot në orën 12.35 u regjistrua një tërmet edhe te fqinji ynë Maqedoni, me magnitudë 3.3 ballë Rihter dhe 3 ballë Merkali. Edhe ky tërmet e kishte thellësinë 2 km.

You may also like ...