Header

Nga e hëna, askush s’del dot në pazar pa marrë leje!

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 186, ndërsa 8 persona kanë ndërruar jetë.

Shifrat e të prekurve po rriten nga dita në ditë, ndaj qeveria ka vendosur të marrë masa akoma më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pas ndalimit të qarkullimit nga ora 13:00 e ditës së nesërme, deri në 05:00 të ditës së hënë, Rama lajmëron se gjithashtu do të merret leje për të dalurat në pazar duke nisur nga e hëna.

Kryeministri njofton se është gati aplikacioni online ose me sms për lejen e vetëm një personi nga secila familja për të bërë pazar.

“? GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

? NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

? NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”- ka njoftuar kryeministri.

You may also like ...