Italia regjistroi 24 orët e fundit 743 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi. Ndërsa janë regjistruar edhe 4512 të infektuar të tjerë.
Të dhënat i publikoi Ministria italiane e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile. Ajo tha se 24 orët e fundit u shëruan edhe 894 të prekur nga koronavirusi.
Deri dje në total ishin 6077 të vdekur dhe sot shifra e trishtë ka arritur në 6820.
Të infektuar të evidentuar deri dje ishin 63927 kurse me rastet e sotme ky numër shkon në 68439.
Të shëruar në total deri dje ishin 7432. Me shifrat e sotme totali arrin në 8326.