Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaron se Bashkia e Tiranës ka shtuar nga 3 në 5 herë në ditë pastrimin e koshave në të gjithë kryeqytetin.
Veliaj thotë se në zonat ku ka pasur të prekur po bëhet pastrim kimik kurse në gjithë qytetin po bëhet dezinfektim si në gjithë Shqipërinë.
“Të katër mijë pikat e Tiranës pastrohen 5 herë në ditë, klorifikohen. Ne jemi të sigurt nga sistemi ynë i pastrimit. Më rezulton nga të gjithë kolegët e mi në Europë kemi frekuencë pastrimi më shumë se kushdo tjetër. Ndoshta edhe pak për mentalitetin tonë. Mbani mënd atë shprehjen e famshme: të na gjejë Viti i Ri plot. Ne po sillemi ccdo ditë sikur është Vit i Ri. Pra, radhë dje tek tregu ushqimor, radhë prapë sot, pra po e trajtojmë ccdo ditë Vit i Ri në një sens blerje të pajustifikueshëm që prodhon të gjitha këto mbetje. Janë katër mijë pika. Do të thotë që sa të bëjë xhiron një makinë në bllok, është mbushur menjëherë pika që sapo pastruam. Askusht të mos habitet. Në orët e para të mëngjesit që njerëzit dalin nga shtëpia dhe para orës 1 po kthehen në shtëpi, sigurisht që janë fluksi më i madh por brenda një të gjitha janë të pastruara”, u shpreh Veliaj në një intervistë për ‘News 24’.
Ai apeloi për distancë nga personat e tjerë dhe respektimin e shtetrrethimit.
Kryebashkiaku shtoi se dje është bërë një transferim i buxhetit për të shtuar fondet e dezinfektimit.
“Në ditët që nuk ka shi, mëngjeset ne fillojmë me dezinfektim, edhe nëpër rrugica, edhe në ekstremin më të largët. Kemi dezinfektuar edhe në Ndroq, edhe në Farkë, edhe në Shëngjergj, por higjiena personale është e pazëvendësueshme, çdo gjë tjetër është sekondare”, sqaroi Veliaj.
Ndërkaq, kreu i Bashkisë sqaroi se ka ndryshuar edhe buxheti i Bashkisë në disa shtresa për të përballuar këtë situatë dhe për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
“Së pari kemi devijuar të gjithë fondin që ne tipikisht e shpenzojnë për ushqimin e kopshteve, çerdheve, dhe konvikteve të Tiranës, duke e çuar në një fond solidariteti për të moshuarit. Dhe jo vetëm si metaforë, por realisht fëmijët po ndihmojnë gjyshërit e tyre, fillimisht duke mbajtur distancë dhe së dyti duke u siguruar që ushqimet e tyre ju shkojnë të moshuarve. Ndërkohë që ne e pasurojmë çdo ditë listën e atyre që kanë nevojë. Përveç numrit 0800 088 të bashkisë edhe në rrjetet sociale, ekziston mundësia për ta njoftuar bashkinë nëse na ka shpëtuar dikush nga ata që kanë nevojë. Dhe fokusi këto ditë ka qenë kryesisht komuniteti rom dhe egjiptian, janë edhe shtresat me vulnerabël në periferi të qytetit, dhe aty kemi patur një intensifikim të shpërndarjes së ndihmave për sot”, tha Veliaj.
- AKU thirrje tregtarëve: Mbulojini fruta-perimet me qese
- Rama shpjegon si do kompesohen bizneset e vogla