Header

Shënohet viktima e 5-të nga COVID-19 në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ai është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

You may also like ...