Kancelarja Angela Merkel është futur në karantinë, njofton zëdhënësi i saj. Ky vendim është marrë pasi Merkel ka kontaktuar me një doktor i cili i ka bërë një vaksinë. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kancelarja do i nënshtrohet testit për të mësuar nëse edhe ajo është prekur apo jo.
Zëdhënësi i Merkel tha se ajo ishte e informuar në lidhje me testin e mjekut menjëherë pas mbajtjes së një konference për shtyp sot.
Zëdhënësi tha se Merkel kishte marrë një vaksinë paraprake kundër pneumokokut.
Kancelaria do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia për momentin.