Header

Grumbullimet do shpërndahen me gaz lotsjellës

Për një javë rresht Shqipëria do të mbyllet nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ushtria dhe policia do të jenë në rrugë dhe të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë fashë orari do të konsiderohen ‘tradhtarë lufte” dhe do kenë penalitete të rënda.

“Qëndrimi në vend ulur apo me të tjerë, dhe natyrisht ecja me të tjerë nëpër lagje apo rrugë gjatë orarit të lejuar për lëvizje nuk do të tolerohet më paqësisht. Nuk do të mjaftohet më me gjoba, këshilla e sensibilizim, policia ushtria do të mbikqyrin cdo lagje në Tiranë e Durrës ku kemi zonën më të kuqe, dhe patjetër cdo zonë urbane të këtij vendi, duke fotografuar dhe future në listën e zezë të tradhëtarëve cdo individ që merr diell luan domino apo bën gallatë. Këta individë do e paguajnë shtrenjtë” tha Rama.

Penalitete të rënda do të jenë edhe për ata që gjatë fashës së lejuar për të lëvizur do të injorojnë këshillat per distancin social dhe do te qendrojne grumbull. Ndaj tyre qeveria lejon policine te perdore dhe gaz lotsjelles apo uje per ti shperndare.

“Orari i ri 05:00- 13:00 do të qëndrojë gjatë gjithë javës. Kush do ta thyejë shtetrrethimin do të përballet me të gjithë forcat e rendit.

Administrata do të punojë nga ora 05:00- 13:00.

Kush punon në zyrë nuk do të lejohet të përdorë automjet.

Nga 1 e drekës deri në 5 të mëngjesit vendi do të jetë shtëpi e mbyllur.

Ecja me të tjerë nëpër lagje apo nëpër rrugë nuk do të tolerohet më.

Kush do ta thyejë shtetrrethimin do të përballet me të gjithë forcat e rendit.

Do perdoret dhe gaz lotsjelles dhe uje per ti shperndare

“Të githë forcat e rendit dhe forcat më special të policisë sështetit janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubime të paligjshme, deri tek uji apo gazi lotsjellës po të jetë nevoja.

“Mbështes pa rezervë këtë vendim të drejtuesve të policisë së shtetit dhe jam I bindur që njësoj si unë dhe I gjithë populli që po zbaton rregullat e luftës dhe plas kur një tufë të pabindurish hapërdahen dhe sabotojnë rezistencën popullore. Kush nuk e ka marrë vesh që kjo është luftë botërore, ku të përballemi me armik të tmerrshëm tani do të duhet të marrë vesh me pahir. Të gjithë kërcënohemi nga vdekja për shkak të varfërisë” deklaroi kryeministri ne fjalimin e tij drejtuar popullit shqiptar mesditen e sotme.

You may also like ...