Header

“Nuk do të jetë luftë e shkurtër”, Rama: Ulni shpenzimet

Kryeministri Edi Rama tha se nuk i kërkon askujt të vihet në pozitën e tij sot duke kujtuar shprehjen e ish Presidentit amerikan Lindon Johnson, “Çdo gjë që kam do ta jepja vetëm të mos dilja sot para jush”.

Ai tha se përmasa është e jashtëzakonshme e vështirësisë që na duhet të gjithëve bashku të përballojmë, “më shani por askush nuk ka të drejtë të dyshojë në dobinë e kufizimeve skandaloze, të cilat më ka rënë mua barra ti marr”.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe as lojë kukafshehthi që do mbarojë duke u mbyllur një apo dy javë.

“Duhet të ulim shpenzimet familjare pasi s’mund të rrimë në shtëpi dhe të hamë e pimë sa të mundim, në një kohë të tillë. Natyrisht kjo s’do të thotë që ata që kanë një rrogë për të marrë, ne do i lëmë nga mëshirë të fatit në fund të muajit, qofshin dhe në privat, në ato hallka të prodhimit që janë ndërprerë”, u shpreh Rama.

Ai paralajmaroi se brenda kësaj jave do të dilet me një plan të qartë ekonomik.

Ai tha se kjo situatë ka kapur gafil edhe fuqitë botërore më të mëdha dhe se ajo që dimë, është se i vetmi ilaç për ti lehtësuar plagët e mëdha dhe ulur numrin e pashmangshëm të viktimave, është kufizimi fizik i lëvizjes dhe distancomi deri në absurd.

Për kreun e qeverisë që të garantojmë që të mos biem në greminë, “Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot, do të thotë ti heqësh aparaturën e frymëmarrjes gjithë shqiptarëve, kjo do të ishte vetëvrasje e drejtuar e një populli të tërë dhe kjo nuk ka për të ndodhur, kush nuk e kupton le të më shajë sa të dojë”.

Ai deklaroi se vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që do shkojnë në punë.

Rama tha se as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli që kërcënon me burg, nuk i ka mbyllur dhe se kur Kina mbylli Wuhanin hapi fabrika fason për prodhimin e maskave, duke deklaruar se “asnjë vend nuk është gjetur me kapacitetin për prodhimin e maskave dhe pajisjeve të oksigjenit”.

You may also like ...