Nëse keni pasur në lagje një instrumentist, që shpesh mund t’ju ketë mërzitur me provat që bënte në shtëpi, sot do ta vlerësoni më shumë se kurrë.
Pas duartrokitjeve për mjekët që po luftojnë me koronavirusin, një nismë e veçanta është ndërmarrë nga ministria e Kulturës dhe në fokus janë instrumentistët.
Sot , në orën 12:00 ata kanë një mision të veçantë: të zgjojnë me muzikë shqiptarët që janë në vetëkarantinim.
Një nismë e tillë është parë edhe në Italinë fqinje, por është shtrirë edhe në Shqipëri si një mënyrë shumë e veçantë për ta kaluar më lehtë vetëkarantinimit dhe për të ndihmuar në luftën psikologjike këdo që i duhet të qëndrojnë brenda katër mureve, për të shpëtuar vendin.
- Ja si ti flisni fëmijëve të vegjël për koronavirusin?
- COVID-19, mjeku Tritan Kalo 10 këshilla qytetarëve