FSHF ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet futbollistike në vendin tonë. Ky vendim vjen pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi ku deri më tani është shënuar 1 viktimë dhe janë konfirmuar 23 raste. Në faqen e saj zyrtare FSHF deklaron se të martën e ardhshme në orë 13:00, UEFA do të ketë një video konferencë me të 55 federatat europiane të futbollit.
Njoftimi i plotë
“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.
Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.
Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike europiane për klube e ekipe kombëtare. Urojmë që të rikthehemi sa me shpejtë me lojën tonë të dashur.”
- Ish e dashura e Floyd Mayweather, nënë e 3 fëmijëve të boksierit, gjendet e vdekur në makinë
- 8 pyetje për koronavirusin që tashmë kanë një përgjigje