Prej kohësh përflitet se moderatorja e njohur, Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Megjithatë, i ftuar në “Wake up” pak ditë më parë, Elgiti i ka hedhur poshtë këto zëra. Me siguri, ky veprim ka qenë për t’i lënë hapësirë Kleas për të dhënë lajmin e bukur. Moderatorja ka shpërndarë sot një foto, ku shihet e veshur me të bardha dhe me duar mbi barkun e rrumbullaksour. “Mos u vono të nxitosh o shpirti im”, shkruan Klea. Me foton e ëmbël dhe dedikimin e veçantë, Klea ka vendosur të ndajë kështu me të gjithë gëzimin e pritjes së ëmbël.
https://www.instagram.com/p/B9b1eDnJJ5O/?utm_source=ig_embed