Aktori i famshëm i filmit “127 Hours”, James Franco është gjendur sërish përballë akuzave për ngacmime seksuale nga ish-studentet e tij të aktrimit.
Vajzat e quajtura Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, muaj më parë kanë ngritur akuza ligjore kundrejt aktorit të nominuar për çmim “Oscar” me pretendimin se ai i ka ngacmuar dhe u ka kërkuar favore seksuale.
41-vjeçari ka reaguar për herë të parë pas këtyre akuzave që u shtohen të tjerave që nga viti 2017-të. Ai theksoi se asgjë nuk është e vërtetë, ai nuk ka ngacmuar asnjë nga vajzat e aq më pak tu kërkojë atyre favore seksuale.
Sipas Franco ato kërkojnë vëmendje mediatike dhe sigurisht që këtë e kanë marrë pas lajmeve të shumta në taboide.
- Vanessa e shkatërruar nga publikimi i fotove të aksidentit
- Pendimi i Ozzy Osbourne, tradhtia me shumë femra