Nga mbrëmja e djeshme diçka aspak e mirë, është duke qarkulluar në Itali, që ka sjellë panik tek të gjithë tifozët e futbollit.
Në rrjetet sociale “Whatsapp” dhe “Facebook”, ka qarkulluar një lajm ku thuhej se është ndarë nga jeta portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon.
Pikërisht ky ka qenë një lajm i rremë teksa është zbuluar shumë shpejt, por pasi kishte bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku solli edhe panik dhe ankth të madh tek tifozët e futbollit.
Megjithatë gjithçka është zbuluar për lajmin që ka qenë i rremë dhe nuk ka pasur nevojë për një reagim nga vetë gardiani bardhezi.
- Ndalohet fluturimi me Britaninë e Madhe
- Ndalohet edhe ecja në këmbë, Rama merr masat drastike: Do merrni gjoba