Aktori i filmit “Nanny McPhee”, Raphael Coleman, ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar njerku i tij, Carsten Jensen.
Ai ka thënë se aktori kishte rënë pa ndjenja pa probleme të mëparshme shëndetësore dhe nuk ka mundur të rikthehej në jetë.
Sipas postimit të Jensen në Facebook, ish-ylli i filmave për fëmijë nuk kishte pasur ndonjë sëmundje në të kaluarën.
Coleman u bë i njohur me rolin e Eric Brown në filmin e vitit 2005, “Nanny McPhee”, ku luajti krahas Emma Thompson.