Header

Akuzat për tradhti, ish e dashura e Lamine Yamal thyen heshtjen: Nuk isha ulur në prehrin e askujt

Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale.

Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, ylli i futbollit 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.

Vetëm pak ditë pasi kaluan pushimet së bashku në Greqi, siç duket diçka ka ndodhur në raportin mes tyre, por për çfarë bëhet fjalë? Lamine Yamal dhe e dashura e tij e përfolur, Alex Padilla, kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Dy ditë më parë Padilla doli në një video live në Instagram, e ulur në prehrin e një djali tjetër Në momentin që një nga miqtë e saj kthen telefonin nga ajo, Padilla largon kamerën menjëherë duke bërtitur. Video u bë menjëherë virale me komentuesit që thonin se ajo ka tradhtuar sulmuesin e talentuar të Spanjës.

Tani në rrjet po qarkullojnë disa video që tregojnë se në fakt Alex nuk ishte ulur në prehrin e asnjë djali, por në një karrige midis.

Edhe vetë ajo pretendon diçka të tillë duke komentuar në një faqe që kishte shpërndarë postimin: “Unë nuk jam ulur në prehrin e askujt, unë thjesht isha ulur në një stol në mes.”

Ndërkohë, Yamal ka filluar të ndjekë një modele ruse të quajtur Alisa përpara se të hiqte Alex nga Instagrami.

You may also like ...