Header

Më në fund! Victoria Beckham tregon pse nuk buzëqesh kurrë në foto

Victoria Beckham prej vitesh ruan të njëjtin portret në foto, me të njëjtën pozë gjithmonë, si në daljet publike ashtu edhe në selfiet që ndan në rrjetet sociale.

E cilësuar shpesh si pa shprehi fytyre, ish-“Spice Girl”, e kthyer në stiliste ka dhënë një intervistë për “New York Times”, ku ka folur për mënyrën se si i menaxhon kritikat, gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në qendër të vëmendjes.

“Nuk më intereson nëse më komentojnë. Ndihem krenare për atë që kam arritur. Kam vite që nuk buzëqesh në foto. Kjo është padyshim një shenjë e pasigurisë”, thotë Victoria

Së fundmi ajo i ka dhuruar një buzëqeshje David Beckham, në fotosesionin që kanë bërë bashkë.

You may also like ...