Super ylli i muzikës botërore është rikthyer në skenë për herë të parë që pasi zbuloi se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Ishte performanca e parë live e Celine Dion në katër vjet dhe erdhi një vit e gjysmë pasi zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë (SPS).
SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazëm të muskujve dhe mund të jetë dobësues. Ajo ndikoi gjithashtu në zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm.
56-vjeçarja, shoqërohej nga një pianiste në nivelin e parë të Kullës Eifel, poshtë unazave gjigante olimpike të ndriçuara.
Ylli i muzikës performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale.
Lojërat Olimpike 2024 u hapën në Paris në një shfaqje spektakolare. Fishekzjarrët blu, të bardhë dhe të kuq u hodhën mbi urën Austerlitz përpara 6,800 atletëve nga 205 delegacione që udhëtonin me 85 varka dhe maune përballë disa prej monumenteve më të famshme të kryeqytetit francez.
- Hapet një ekspozitë dedikuar Taylor Swift në Londër
- Adele fejohet me Rich Paul në mënyrë sekrete, zbulohen detajet