Aktori Johnny Depp ka zbuluar një pikturë të frymëzuar nga ish-partnerja e tij Vanessa Paradis, duke e përshkruar atë si “gjithçka që nuk mund të isha kurrë”. Perandoresha është pjesë e koleksionit të fundit të aktorit me katër vepra arti të frymëzuara nga letrat tarot.
Sipas webit të galerisë vetëm njëra prej pikturave kushton rreth 4 mijë dollarë, ku sigurisht në fund të punimit ndodhet edhe firma e Depp.
Ndërsa Depp është më i njohur për punën e tij në Hollywood, ai është gjithashtu një muzikant dhe piktor, dhe publikoi koleksionin e tij të parë të veprave artistike në 2022 vetëm disa javë pasi fitoi çështjen e tij gjyqsore për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard në SHBA.
61-vjeçari thotë se imazhet e paraqitura në katër pjesët e reja – The Lovers, The Emperor and Strength, si dhe The Empress – janë frymëzuar nga jeta, ëndrrat dhe karriera e tij e aktrimit. Perandoresha është një sinonim për Paradis, nënën e fëmijëve të Depp, Lily-Rose dhe Jack, dhe bazohet në një nga pikturat e tij të vjetra, të përdorura për kopertinën e albumit të vitit 2007 Divinidylle.
“Ne kemi qenë shumë, shumë afër për gati disa dekada,” thotë Depp për Paradis, në pamjet që prezanton koleksionin. “Unë e njoh atë dhe e di se kush është brenda. Ajo është diçka që nuk mund të bëhesha kurrë…”
Depp dhe Paradis ishin bashkë nga viti 1998 deri në vitin 2012. Depp e përshkruan The Lovers si “fillimi i historisë”, me një figurë mashkullore që mban një trëndafil dhe “mbron” një figurë femërore.
Aktori thotë se ai ka qenë gjithmonë kurioz për tarot dhe se pikturat identifikojnë periudha të caktuara në jetën e tij – secila nga këto karta, secila prej pikturave, janë ideja e Depp për grupin tarot.
- Parashikimi i motit/ Vijon i nxehti përvëlues, temperaturat mbi 40 gradë
- Dokumentari “Beckham” nominohet me pesë çmime “Emmy”