Katy Perry ka reaguar ndaj kritikave për videoklipin e këngës së saj më të re, “Woman’s World”
Përmes një postimi në Instagram, ku shfaqen disa momente nga prapskenat,Katy ka shkruar: “Ti mund të bësh gjithçka! Edhe satirë!” “Ne thjesht po argëtohemi duke qenë pak sarkastikë.”
Në skenën në fjalë, Katy kërcen së bashku me një grup grash të veshura me uniformat e punëtorëve të ndërtimit, një qasje kjo që tregon se gratë nuk kërkojnë të shtypen nga forca e burrave.
Komentet në Youtube pas publikimit ishin të shumta, duke theksuad se kënga dukej si një parodi e himneve fuqizuese feministë. Të tjerë kundërshtuan faktin se videoja ishte tejet tërheqëse për syrin mashkullor me kërcimtarët me veshje të tejdukshme, pavarësisht mesazheve feministe.
“Kjo është se si do të dukej një videoklip feminist nëse do të bëhej nga një djalë,” tha një komentues në YouTube, ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo duket si një parodi e feminizmit të shefit ndaj stafit të grave në kompaninë e tij.”
- Dominon Spanja, UEFA prezanton 11 më të mirët e Euro 2024
- Pse Kate Middleton zgjodhi të vishte ngjyrën lejla në daljen e fundit publike