Dhoma e famshme e ballkonit të Pallatit mbretëror Buckingham, ku anëtarët e familjes mbretërore mblidhen në raste të veçanta dhe përshëndesin turmat, do të hapet për publikun për herë të parë. Vizitorët nuk do të jenë në gjendje të dalin në ballkon, por do të mjaftohen me një vështrim përmes perdeve.
Një biletë kushton 75 paundë.
Dhoma qendrore me ballkonin e famshëm, ndoshta do të jetë pjesa më e kërkuar e turneut.
Në të do të ekspozohet një llambadar xhami, së bashku me dy perde mëndafshi kineze të shekullit të 18-të, të cilat iu dhuruan Mbretëreshës Viktoria nga Perandori i Kinës për të festuar Jubileun e saj të Diamantit në 1897.
Vizitorët gjithashtu do të kalojnë nëpër korridorin kryesor të pallatit dhe do të admirojnë veprat e piktorëve anglezë Thomas Gainsborough, Thomas Laërence dhe piktorit gjerman Franz Xaver W
interhalter.
- 50 Cent vendos foton e Trump në kopertinën e albumit në formë dedikimi
- Musk do të dhurojë 45 milionë dollarë në muaj për fushatën e Trump