Header

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nxjerrin në shitje publikisht shtëpinë e tyre

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i hedhin “benzinë zjarrit” të martesës së tyre në krizë. Ata ka deklaruar publikisht se kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre.

Mes spekulimeve se dyshja po kalon një krizë martesore, pas kurorëzimit të dashurisë së tyre dy vite më parë.

Jennifer dhe Ben blenë shtëpinë prej 4000 metrash katrorë me para për 60.85 milionë dollarë në maj 2023, 10 muaj pas dasmës së tyre në Las Vegas. Ndërsa, tani po e shesin për 68 milionë dollarë.

Shtëpia përmban 12 dhoma gjumi, 24 banja, kinema, palestër, garazh me 12 makina dhe parkim për 80 veta, si dhe një pishinë me pamje spektakolare, shtëpi për mysafirë dhe shtëpinë e kujdestares.

Në përshkrimin e njoftim thuhet: E vendosur në majë të një kepi prej pesë hektarësh, kjo kryevepër e sapo rinovuar ofron pamje mahnitëse të maleve përreth. Privatësia dhe siguria janë të pakrahasueshme.

You may also like ...