Një imazh i Lionel Messit me Lamine Yamal fëmijë, ka marrë përhapje të gjerë. Rreth kësaj fotografie, që ka bërë xhiron e globit, ka folur autori, Joan Monfort.
“Ishte një fotografi shumë e vështirë për mua. Le të themi se kam djersirë gjak për ta shkrepur. Mesi edhe sot është i turpshëm imagjinoni në 2006-ën se sa i tërhequr ka qenë.
E kishte të vështirë sepse mbante një të sapolindur në një govatë me ujë.
Jamal kishte dhe nënën e tij, Sheila Ebana pranë pasi na ndihmoi që Mesi të ndihej më komod. Me kalimin e kohës palët u ambientuan dhe më duhet ta pranoj se ka dalë një fotografi e bukur”, tha fotografi.
Talenti 17-vjeçar Yamal është i impenjuar me Spanjën, në Europian. Deri më tani, ai ka dhuruar 3 asiste dhe 1 gol spektakolar duke çuar Spanjën në finalen e madhe.
- Shakira do të performojë në finalen e ‘Copa America 2024’
- Temperaturat deri në 52 gradë C! Vala e të nxehtit godet pjesën perëndimore të SHBA-ve