Spanja ka mundur me rezultatin 2-1 Francën, duke u bërë finalistja e parë e “Euro 2024”.
“Gjelat” kaluan të parët në avantazh me Kolo Muani, që në minutën e 9 të takimit.
Por, brenda 5 minutash, Lamine Yamal dhe Dani Olmo me dy supergola përmbysën rezultatin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi pavarësisht përpjekjeve të Francës, duke bërë që ekipi i De La Fuente të presë biletën për në finalen e madhe të Berlinit.
- Parashikimi i motit/ Vala afrikane “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat mbi 40°C
- Turistët që do mbledhin mbeturina në Kopenhagë, do shpërblehen