Artisti i njohur, Jason Derulo në një intervistë të dhënë së fundmi me Paris Hilton në podcastin e saj “I Am Paris” ka rikujtuar momentin e një aksidenti të frikshëm në të cilin theu qafën dhe për pak sa nuk i kushtoi edhe jetën.
Për t’u përgatitur për turneun dhe për performancat sigurisht që artisti është stërvitur me një trajner, i cili i thoshte vazhdimisht që të bënte saltro mbrapsht.
Këngëtari pranoi se pikërisht në atë moment mendoi menjëherë se mund të vdiste nga lëndimi. Lidhur me aksidentin, Derulo kujtoi se sapo mbërriti në spital dhe mori rreze X dhe bëri analiza të tjera, mjeku mbërriti me diagnozën dhe e informoi duke i thënë: “Ti je ende këtu me ne dhe mund të lëvizësh të gjitha gjymtyrët e tua. Lajmi i keq është se do t’ju duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar, rreth shtatë muaj.”
Gjatë procesit kur ai po merrte veten sërish, Derulo gjeti një mënyrë për të ruajtur produktivitetin duke krijuar një rutinë për veten e tij dhe gjatë asaj kohe ai shkroi albumin e tij më të suksesshëm, albumin “Talk Dirty”.
- Dua Lipa bën histori: Tre albumet e saj kapin një tjetër rekord
- Jennifer Lopez vendos sërish unazën e martesës mes thashethemeve për divorc!