Header

Mbyllet hetimi për skandalin e panetoneve, Chiara Ferragni gjobitet!

Janë mbyllur hetimet lidhur me skandalin ku u përfshi influencerja e njohur italiane, Chiara Ferragni.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut në Itali ka dalë në përfundimin se për skandalin me vezët e Pashkëve dhe rastin “Balocco” vitin e kaluar, Chiara do t’i paguajë 1.2 milionë euro shoqatës së bamirësisë “I Bambini delle Fate” për tre vjet.

Në rast mosrespektimi, krahas rihapjes së procedimeve, do të aplikohet edhe një gjobë në 10 milionë euro e nëse situata përsëritet, mund të shkohet deri në mbyllje të veprimtarisë së bizneseve.

Chiara  ka reaguar publikisht përmes një komunikate në profilin zyrtar të kompanive.

“Pas nismës së Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregut që kishte nisur procedimin për çështjen “Easter eggs/Chiara Ferragni”, kompanitë TBS Crew Srl dhe Fenice Srl njoftojnë se hetimi është mbyllur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut, duke pranuar angazhimet e propozuara nga kompanitë dhe palët e tjera në proces”.

You may also like ...