Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shitën shtëpinë e tyre të bashkëjetesës!
Ndërsa thashethemet për marrëdhënien e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vazhduar të qarkullojnë në mediat sociale, një burim i afërt me Lopez ka zbuluar arsyen se pse çifti shiti në heshtje shtëpinë e tyre prej 61 milionë dollarësh në Beverly Hills.
Prona e madhe ka 12 dhoma gjumi, 24 tualete, një garazh me 12 makina dhe një kompleks sportiv, por që dyshja vendosën t’ja dorëzojnë çelësat një pronari të ri.
Vendimi i çiftit për të shitur pronën nuk është një shenjë treguese se statusi i marrëdhënies së Bennifer po ndryshon. Vendi në të cilin çifti u zhvendos saktësisht një vit më parë, thjesht nuk është i përshtatshëm afatgjatë për asnjërin prej tyre, ka zbuluar burimi.
“Ben nuk e pëlqeu kurrë shtëpinë. Është shumë larg nga fëmijët e tij. J.Lo, ndërkohë, mendon se “shtëpia është shumë e madhe për të”.,” tha burimi i brendshëm për People.
Ndërkohë një tjetër burim i afërt me Lopez i tha People se pavarësisht tensionit në martesën e tyre, çifti është ende miqësor dhe takohen çdo disa ditë.
- Fundjavë me diell dhe temperaturave deri në 38 gradë Celsius, ja parashikimi i motit
- Princi William ndalon Harryn të kthehet në familjen mbretërore