Lamine Yamal është ylli i Spanjës në këtë Europian që po zhvillohet në Gjermani. Djaloshi 16-vjeçar nuk ka lënë mënjanë as shkollën, teksa është diplomuar online.
Siç raportohet nga mediat spanjolle, në fakt, lojtari spanjoll kaloi ESO-n. Çfarë është? Kjo është shkolla e detyrueshme e nivelit të dytë në Spanjë për moshat 12 deri në 16 vjeç.
Pasi mbylli grupin në vendin e parë, me tre fitore në po aq ndeshje, pesë gola të shënuar dhe zero të pësuar, Spanja do të përballet me Gjeorgjinë në fazën e 1/8 të dielën në orën 21:00.
Tanimë Yamal do fokusohet vetëm në fushë, kjo pasi e ka kaluar me sukses provimin final në shkollë.
- Einxhel Shkira rikthehet në ekran ashtu siç ju doni ta shihni!
- E pabesueshme, gropa gjigande hapet mes fushave të futbollit