Këngëtarja Katy Perry tregoi pak nga teksti i këngës së saj të ardhshme “Woman’s World” në një mënyrë aspak të zakontë. Katy veshi tekstin e këngës në një copëz në pjesën e pasme të fustanit të saj Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris.
Fustani i saj i kuq kishte një bisht prej 200 metrash të gjatë, ku në të shkruhej teksti i këngës së re. Ndërsa ishte e vështirë të lexosh fjalët e renditura me shkronja të mëdha, fansat të cilët u munduan të lexonin shpejt, dhanë versionin e tyre të këngës.
“Është bota e një gruaje dhe ju jeni me fat që jetoni në të / Seksi, me vetëbesim / Kaq inteligjente / Ajo është e dërguar nga qielli / Kaq e butë, kaq e fortë,” fillon dhe mbaron, “Zjarr në sytë e saj / hyjnore femërore / Ajo ka lindur për të shkëlqyer.”- ishin këto disa fragmente nga teksti i këngës së saj më të re Woman’s World”.
Me gjithë promovimin spektakolar, kënga e re do të publikohet më 11 korrik.
- Do të ketë ribashkim? Afrona flet pas podkastit me Bleron
- Shqipja dhe Blerando janë bashkë? Ky detaj na bëri të dyshojmë