Apartamenti luksoz i këngëtares Taylor Swift, me vlerë 50 milionë dollarë në Nju Jork për pak sa nuk mori flakë. Këngëtarja e cila ndodhej në shtëpi me shoqen dhe kolegen e saj Gracie Abrams tentoi të shuante zjarrin me një zjarrfikëse.
“Çfarë të bëj për këtë tani?” pyeti Swift me ankth në video teksa ecën përreth kuzhinës së saj duke mbajtur një fikëse zjarri që nuk di ta përdorë. “A duhet ta pres këtë me thikë? Mendoj se do të vdesim”
Ndërsa Swift drejtoi fikësen e zjarrit nga flakët dhe përpiqej t’i shuante, shoqja e saj e udhëzonte se si ta përdorte teksa filmonte të gjithë skenën. Më në fund Swift arriti të fikte zjarrin dhe vajzat filluan të qeshnin me të madhe.
“Çantat tona janë shkatërruar. Dhe këpucët e mia. Dhe e gjithë dhoma, mendoj.” tha Swift.
?| TAYLOR SWIFT EXTINGUISHING THE FIRE THAT BROKE OUT AT HER HOUSE WITH GRACIE ABRAMS! pic.twitter.com/i9dAEbHyAI
— The Eras Tour (@tswifterastour) June 21, 2024
- Pranoi se është në një lidhje, çfarë ndodhi mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?
- Kim Kardashian i futet seriozisht botës së aktrimit: Ndihem sikur kam nevojë për më pak botox dhe më shumë emocione