Në Durrës është hapur qendra sportive Rafa Nadal, e tenistit të njohur Rafael Nadal.
Në disa fotografi të postuara këtë mëngjes nga kryeministri Rama, shfaqet ylli i tenisit Nadal, i cili ka hapur qendrën e tij sportive në Durrës.
Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Wellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në takimin që pati me Kryeministrin Rama, vetë Rafael Nadal shprehu kënaqësin për hapjen e kësaj qendre.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri. Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për promovimin e sportit dhe vlerave të tij. Jam i sigurt se do të ketë sukses”.
- Sot, Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve
- “Po përdor buzëqeshje maskuese”, eksperti i gjuhës së trupit analizon me detaje daljen e Kate Middleton!